Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Doha

0

Edhe Loriana Kuka nuk do të kthehet duarthatë nga Mastersi i xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Xhudistja jonë fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë. Në luftën kryesore ajo mposhti me ippon në shënim të artë Natalie Powel të Britanisë së Madhe.

Është kjo medalja e katërt për Kosovën nga Mastersi i Dohas, e treta e bronztë. Krahas Kukës, të njëjtën medalje e fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, ndërsa Distria Krasniqi mori të artën.

Loriana do të arkëtojë edhe 900 pikë Olimpike Tokyo 2020. Ekipi i xhudos mori pjesë me pesë garues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here