Lopa i bën tre viça në një fshat të Vushtrrisë

0

Fermerit Rasim Muzaqi nga fshati Pestovë i Vushtrrisë, lopa i ka dal të jetë shumë e mbarë. Në një rast të rrallë, lopa e tij ka lindur tre viça.

Mjeku veteriner, Zenel Zhabari, i cili me ekipin e ambulancës së tij ka asistuar në këtë lindje jo edhe të zakonshme, veriu.info, thotë se me gjithë lindjen e vështirë, të tre viçat, dy të gjinisë femërore dhe një mashkullore, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Lindja e viçave trinjakë është më e rrallë, por që ky rast është i veçantë edhe për faktin se të gjithë viçat janë të shëndoshë por edhe me peshë normale trupore, pasi që edhe lopa është e racës simental, që edhe e ka përballu me shumë sukses zhvillimin embrional dhe lindjen e tre viçave”, tregon ky veteriner.
Ai thotë se kjo lopë është mbarësuar me inseminim artificial, me material gjenetik cilësor të racës simental nga Austria. /Veriu.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here