Londër: Shqiptari vret 25 vjeçaren shqiptare sepse nuk i doli për kafe

0

Është një 25-vjeçare shqiptare, vajza që u vra me thikë mbrëmjen e së dielës në Islington, në periferi të Londrës. Viktima është Elidona Demiraj, e cila jetonte prej dy muajsh në bllokun e pallateve pranë “Graham Street”.

Vajza 25-vjeçare u vra nga një tjetër shtetas shqiptar, Arben Rexha 31 vjeç.

Mediet lokale raportojnë se, Rexha është arrestuar dhe akuzohet nga Prokuroria londineze për vrasje. Mësohet se gjykata britanike ka dhënë masën e arrestit me burg për 31-vjeçarin shqiptar.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 31 Janarit në Islington, në periferi të Londrës, në banesën e viktimës.

Policia londineze e arrestoi menjëherë në vendngjarje shqiptarin. Në një intervistë për mediat lokale, fqinjët e viktimës u shprehën të shokuar.

Një britanike 49-vjeçare tha se, para se të ndodhte krimi, ai e kishte ftuar për një kafe 25-vjeçaren shqiptare, por kjo e fundit nuk kishte preferuar të dilte nga banesa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here