Loja fatale

0

Loja me një shtëpi të ndërtuar prej bore, ka qenë fatale për jetën e një vajze 12-vjeçare, e cila ka vdekur pasi shtresa e trashë e borës është rrëzuar mbi të. Së bashku me 12-vjeçaren në shtëpinë prej bore ka qenë duke luajtur edhe shoqja e saj, e cili është duke u trajtuar në spital për hipertermi.

Esther Jung,12 vjeç, dhe shoqja e saj, 9-vjeçe, deri tani e paidentifikuar, kishin dalë për të luajtur me një shtëpi të ndërtuar prej bore në afërsi të kishës Arlington Heights në Illinois të SHBA-së, e cila si pasojë e peshës së madhe të borës është rrëzuar duke i zënë kështu poshtë dy fëmijët, transmeton Gazeta Express.

Siç raportohet ata kishin shkuar së bashku me prindërit e tyre në kishë, para së cilës kishin dalë për t’u argëtuar.

Në momentin që e kishin parë që fëmijët e tyre nuk janë aty, ata kishin filluar kërkimin, pas një ore që fëmijët kishin dalë për të luajtur. Ata kishin parë nën një sasi të madhe të borës njërën nga vajzat, dhe më pas kanë thirrur policinë dhe ambulancën.

Edhe pse ata kishin arritur shumë shpejt, Esther nuk kishte arritur të mbijetojë, derisa vajza tjetër është transferuar në spital dhe po rikuperohet mirë nga hipertermia. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here