Lleshaj për Berishën: Monstër me gjuhë të shthurur, meriton vetëm neveri

0

Abuzimi seksual me një vajzë 14-vjeçare nga 8 djem të shkollës “Rilindja” në Kavajë është kthyer në një çështje që ka përplasur edhe politikën, pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi fshehjen e ngjarjes nga policia.

Berisha i qëndroi versionit të tij se Uniformat Blu dhe drejtoresha e shkollës fshehën ngjarjen edhe dje në emisionin “Tempora”, madje duke shtuar se 8 përdhunuesit u kapën dhe u liruan nga policia pas një telefonatë misterioze, duke shijuar lirinë deri në momentin kur ai publikoi ngjarjen.

Lidhur me këtë qëndrim të Berishës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke e cilësuar ish-kryeministrin një monstër me gjuhë të shthurur.

“S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit. Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri”, shkruan Lleshaj në Twitter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here