Llapusha dhe UÇK-ja

0

MUHARREM MAZREKU

Rezistencat e ndryshme në Kosovë kishin kohë që vepronin në forma të ndryshme, qoftë me rezistencë paqëore apo përmes demonstratave të ndryshme, si duket tani po i vinte fundi sepse Millosheviqi nuk ishte Gorbaçovi i (BRSS-së) as Haveli, i cili ndau paqësisht Çekinë me Sllovakinë. Millosheviqi bëri tri luftëra, në Slloveni, Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë. Kjo po shihej se edhe Kosova nuk mund të shpëtohej pa një luftë të armatosur. Zhgënjimi ishte se Kosova nuk u përfshi as në Konferencën e Dejtonit (SHBA). Shqiptarët reaguan që edhe çështja e Kosovës të hyjë në Deiton për zgjidhje, përmes disa protestave të mbajtura në Deiton, gjersa po vazhdonte punimet kjo Konferencë, këtu u dha edhe një mesazh i qartë se Deitoni është thirrur për palët që po luftonin (fjala është për serbët, kroatët e boshnjakët),” prandaj ju nuk jeni në luftë, juve nuk ju kemi harruar, por kjo do të bëhet më vonë”. Ky mesazh lë të kuptohet se pa një luftë të armatosur nuk do të ketë konferencë ndërkombëtare për t’u shtruar për zgjidhje problem i ynë. Shumë veprimtarë të vijës së ashpër kaherë kishin menduar për këtë duke formuar celulat e armatosura të UÇK-së. Ne nje rast edhe vet Zonja Ollbrajt, ish-sekretare e SHBA-së thotë se nuk do të kishte UÇK po të mos u kishin mohuar të drejtat e shqiptarëve, UCK-ja është produkt i dhunes së eger dhe sistematike ndaj shqipetarëve etnik ne Kosovë. Gazetari dhe analisti anglez (mik Kosovës) Tim Judah, reporter i cili ndoqi nga afër përflakjen e Ballkanit nga lufta e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe atë të Kosovës, thotë se “UÇK ishte lëvizja më e suksesshme guerile e historisë së kohës së sotme, e cila bëri ndryshim seizmik në tablonë strategjike të Ballkanit te Jugut”. Se Millosheviqi ishe një nacionalist, gjakpirës ndaj shqiptarëve i cili me fanatizëm do t’i shkojë deri në fund çështjes pa lëshuar pe u binda në takimin e parë që pata me të thoshte gjenerali Clark. Po japim nje fragment te bisedës ku Millosheviqi i tregon Vesley Clarkut se si partizanët kishin mundur Shaban Polluzhën dhe njerëzit e tij. Millosheviqi me tha: “A e di gjeneral Clark… ne e dimë si i zgjedhim problemet me këta vrasës shqiptarë”. -Unë e pyeta (Clark) : në ç’mënyrë është kjo?”.Millosheviqi më tha: ,”këtë e kemi bërë edhe më parë”. –Clark: Kur?”. – Millosheviq ,”Në Drenicë në vitin 1945-46”. – Clark: ,”Si e bëtë?”. Ai më tha ,”Ne i vrasim të gjithë, atëherë na ishin dashur disa vjet, por ne i vrasim të gjithë”(*T.fusnote). Gjenerali shqiptar i cili i dha zemër e shpirt UCK-së, Gjeneral Kudusi Lame thotë per UCK-në ,”atëherë kur Greqia dhe Serbia po fërkonin duart dhe ngritnin dolli për trazirat në Shqipëri,dhe… shkatërrimet… mu atëherë lindi një ushtri e cila arriti ta çlirojë jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë. Me daljen e hapur të UÇK-së pas luftës në Çirez, Likoshan , Prekaz e gjetiu ne Drenicë, UÇK-ja po forcohej gjithnjë edhe në Rrafshin e Dukagjinit, ku Gllogjani, Smolica, Juniku, me vonë edhe Koshara, Vrrini ishin bërë qendra të rezistencës heroike. Tani në Kosovë çdo gjë po lëvizte në të mirën e lirisë së saj.

MALISHEVA DHE LLAPUSHA —
fillimisht ishte bërë një regjion logjistikë, si nyje strategjike për furnizimin e UÇK-së në Drenicë me armatim, ushqim, regrutë, mjete sanitare, duke ndihmuar edhe popullatën e rrezikuar, si te thuash Llapusha ishte mulli buke e baruti. Zona e Llapushës me qytezën e saj Malishevën, për shkak të pozitës qendrore strategjike në mes të Rrafshit të Dukagjinit dhe Drenicës, që ndërlidhte këto dy hapësira gjeografike, u bë një territor i lirë që mbrohej nga trupat e UÇK-së. Malisheva me rrethinë u bë zonë e lirë mjaft shpejt për faktin se: ishte nje treve homogjene e paster etnike, kishte nje popullësi mjaft unike, ishte pozita gjeografike dhe konfiguracioni natyror dhe se ketu njerezit kishin motiv dhe etje per liri. -Me luftën heroike të Jasharëve dhe me rënien e Komandantit Legjendar Adem Jashari regjimi kriminal i Millosheviqit mendoi se vrasja e komandantit kryesor te UCK do ta shuante rezistencën e armatosur. Përkundrazi, kjo ngjarje mori përmasa gjithëkombëtare, duke mobilizuar gjithë energjinë e kombit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë, Shqipëri, Maqedoni kudo ku jetonin shqipetaret. Që Malisheva të jetë një zonë e lirë turpat e UÇK-së ishin vendosur në të gjitha akset rrugore rreth e përqark qytezës së Malishevës, duke filluar nga Gryka e Llapushnikut e cila tani njihet si “Epopeja e Llapushnikut”, me ç’rast është mbyllur magjistrala Prishtinë-Pejë (Veri-Lindje te Lapushes), në perëndim ishte zënë pozita strategjike në Grykën e Dollcit që lidhte Dukagjinin, Llapushën e Drenicën. Në jug UÇK-ja kishte vendosur trupat e veta prej Llapqeves, në Ponorc e Zatriq deri te bjeshka ne mes Astrazubit e Rahovecit kishte mbyllur rrugën Astrazup-Rahovec. Trupat e UÇK-së ishin vendosur në Shkozë, Cer të Pagarushës duke futur në kontroll aksin rrugor Rahovec-Malishevë-Arllat, që ta bëjë të pamundur depërtimin e forcave policore serbo-çetnike. Njësiti ,”Lumi’” kishim marrë për detyrë që ta vendosnin një pikë për ta mbyllur rrugën regjionale Duhël-Malishevë. Kjo pikë fillimisht u vendos në fshatin Temeqinë (10 km juglindje të Malishevës) e cila pas pak u zhvendos ne fshatin Bllacë pranë kryqit të Duhles. Në pjesën lindore të Llapushës pikërisht në malet e pamposhtura të Berishës, Kleçkës, Javorit, Luzhnicës, Blinajës, Njësiti “Çeliku” kishte bërë përgatitje të mëdha, ku dita-ditës, po bëhej një tempull lirie dhe tmerri për armikun, si një rezistencë e pamposhtur. Heroizmi i pashoq i trimave të lirisë këtu arriti ta mbrojnë piken strategjike te vendi Gradinë në një betejë duke luftuar dhëmbë për dhëmbë deri në çastet e fundit duke shpenzuar në masë të madhe municioni, ku lufta filloi të bëhet edhe me gurë për të fituar betejën. Është ky një shembull eklatant (i shkëlqyeshem e brilant) që nuk kishte ngjarë ndonjëherë, me ç’rast lanë kockat e tyre disa paramilitarë. E tërë kjo u bë nga etja për liri dhe morali heroik i këtyre luftëtarëve, lavdia ju takon djelmoshave te UÇK-së dhe KOMANDANTIT qe udhëhoqi këtë betejë, tani veteran dhe invalid i luftës. Episode këto për shumëkënd të pabesueshme dhe të paimagjinuara, këtë e pohojnë jo vetëm ata që vetë e bënë këtë luftë, por edhe dëshmitarët e shumtë. Për këtë arsye kjo u quajt Kala e pamposhtur, e mbrojtur edhe me gurë. Forcat e UCK-se te njësitit “Çeliku” dhe “Lumi” kontrollonin një territor të lirë me sipërfaqe mbi 500km2. Prej Blinaje deri te Sferka e Volljaku mbi 35 km, prej Duhles deri te rrjedha e Drinit të Bardhë tridhjete e me tepër km, prej Grykës së Llapushnikut deri te fshati Gegje, ky territor i lirë mund të kalohej lirshëm edhe me makina dhe automjete tjera.

 Autori është mësimdhënës në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here