Lista Srpska: Varrimi i Isës në Boletin lëndon ndjenjat e serbëve

0

Lista Srpska nuk e përkrah varrimin e Isa Boletinit në Boletin, vendlindjen e tij, në Veri të Kosovës dhe këtë e konsideron provokim dhe mungesë konsiderate ndaj viktimave dhe ndjenjave të serbëve.

Përmes kumtesës që e transmeton Tanjug, Lista serbe thotë se “nuk e përkrahim varrimin Isa Boletinit në veri të Kosovës dhe këtë e përjeton si një provokim dhe mungesë totale e konsideratës ndaj viktimave dhe ndjenjave serbe”. .

Lista shton se,” do të vazhdojë të shikojë në të ardhmen dhe këtë ta ndërtojë me fqinjët e vet shqiptarë porse kjo do të jetë edhe e vështirë sepse kështu po tregohet se nuk ka vullnet të dyanshëm dhe për evitimin e ndarjeve”.

Kumtesën e ka nënshkruar kryetari i Listës Srpska Aleksandar Jabllanoviq.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here