Lista Srpska me kandidat për president të Kosovës

0

Kryetari i Listës Srpska Slavko Simiq për opinion ka bërë me dije se serbët shumë lehtë mund t’i mbledhin 30 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës për kandidatin e tyre “sepse kanë marrëdhënie korrekte me të gjitha partitë shqiptare , si me ato në pozitë, ashtu edhe me ato në opozitë.

“Serbët në Kosovë janë në vështirësi të mëdha, sepse së shpejti do të detyrohen të vendosin në do ta përkrahin apo jo kandidaturën e Hashim Thaçit për president.

Меgjithatë, flitet se ata, me pak dinakëri mund t’i ikin kësaj duke dalë me kandidatin e vet, marrë para sysh se me ligjet e Kosovës kushdo që mbledh 30 nënshkrime të deputetëve, mund të bëhet kandidat për president. Se a do të votohet, varet se a do të fitojë dy të tretat e shumicës në parlament”, shkruan gazeta “Pravda” e Beogradit, transmeton Koha.net.

Këtë e ka paralajmëruar Slobodan Simiq.

Në të vërtetë, shton kjo gazetë, serbët kufizohen të shqiptojnë terminin “kryetar i Kosovës“, duke theksuar se ata e kanë kryetarin e shtetit të vet dhe se ai gjendet në Beograd.
Fatmir Sheholli është i habitur me këtë deklaratë të Simiqit dhe duke thënë se nuk ka teori që deputetë shqiptarë të votojnë për kandidatin serb për kryetar të Kosovës.

E Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, më herë kishte thënë se sipas planit të Marti Ahtisaarit, në krye të njërit nga tri institucionet kryesore të Kosovës ( Presidencë, Kuvend, Qeveri) duhet të jetë një përfaqësues nga minoritarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here