Lista serbe:”Nuk e votojmë Ushtrine e Kosovës edhe nëse kushtëzohet me krijimin e Gjykatës Speciale”

0

Përfaqësues të Listës “Srpska” paralajmërojnë se nuk do ta votojnë Projektligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), të cilin Qeveria e ka proceduar në Kuvend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i Listës “Srpska” është i prerë dhe se nuk do të votojnë pro Forcave të Armatosura të Kosovës. Sipas tij, ky subjekt politik nuk do të votojë pro FAK-ut edhe nëse një gjë e tillë kushtëzohet me themelimin e Gjykatës Speciale.

Një ditë më parë, më 27 maj, në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria e Kosovës ka bërë shqyrtimin e propozimit për amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, qe ka të bëjë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Me shumicë votash, Qeveria arriti që t’i procedojë në Kuvend amendamentet, të cilat i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës, kundër së cilës votuan dy ministrat e “Listës Serbe”, Branimir Stojanoviq dhe Dalibor Jevtiq.

Stojanoviq thotë se edhe nëse kryeministri Mustafa u kërkon që të votojnë për themelimin e Ushtrisë së bashku me propozimin për themelimin e Gjykatës Speciale “Lista Serbe” përsëri do të votojë kundër.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do të mundë të na bëjnë presion e as nuk do të mundë të na detyrojnë të votojmë për Ushtrinë e Kosovës, edhe nëse të njëjtën kohë votojmë për Gjykatën Speciale”, shprehet Stojanoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here