Lista serbe sot konsultohet me kryeministrin serb Vuçiq

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të bisedojnë sot me përfaqësuesit serbë të Kosovës.

Temë bisede e tyre do të jetë pjesëmarrja e mëtejme në institucionet e Kosovës, pas shkarkimit të Aleksander Jabllanoviqit nga pozita e ministrit.

Ministri i shkarkuar, Aleksandar Jabllanoviq më herët kishte thënë se do të ketë konsultime me kryeministrin serb.

“Para së gjithash do të bisedojmë me kryeministrin tonë Aleksandar Vuçiq e pastaj brenda Listës Srpska do të ketë konsultime dhe do të merret qëndrim”, i ka thënë Jabllanoviq agjencisë serbe të lajmeve Beta.

Takimi në Beograd është thirrur pasi Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka shkarkuar ministrin Aleksandar Jablanoviqin nga pozita e ministrit në Ministrinë për Komunitet e Kthim.

Jabllanoviq është edhe lider i Listës “Srpska” e cila në Kuvendin e Kosovës ka 9 deputetë, ndërsa deri para ndërrimit, dy ministra dhe një zëvendëskryeministër.

Shkarkimi i Jabllanoviqt është bërë pas fyerjeve që ai ua bëri nënave gjakovare të viktimave të luftës dhe pas presionit të madh e protestave të opozitës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here