Lista Serbe proteston për deklaratën e Ramës !

0

Ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sot në Tiranë, ka reaguar Lista Serbe e Aleksandër Jabllanoviqit.

Kjo parti e koalicionit me LDK-në e PDK-në, e ka parë deklaratën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në BE si kërcënim për serbët e Kosovës.

“Në territorin e Kosovës nuk jetojnë vetëm shqiptarë, por edhe një numër i madh i popujve të tjerë që nuk e ndajnë këtë mendim me kryeministrin shqiptar. Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që fuqishëm ta dënojë këtë deklaratë nacionaliste, së pari për shkak që nuk shërben për paqen në Ballkan dhe që vjen nga dy palë që nuk janë pjesë e BE-së”, thuhet në komunikatë, raporton KTV.

Jabllanoviq beson se deklarata do të shqetësojë shumë serbët dhe është një kërcënim i hapur për ta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here