Lista Serbe nuk do ta votojë FAK-un VIDEO

0

Lista Serbe, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk do ta votojë krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ky ishte edhe qëndrimi i kësaj partie qëkur është përmendur krijimi i ushtrisë së Kosovës. Por javën e kaluar ministri i FSK Haki Demolli kishte thënë se janë përafruar qëndrimet me Listën Serbe, që deputetët e kësaj partie të votojnë pro amendamenteve që mundësojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Por Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, pjesë e Listës Serbe, ka thënë në konferencën përmbyllëse vjetore të Ministrisë që drejton, se nuk janë të gatshëm t`i votojnë Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Kemi biseduar tri herë për këtë temë me partnerët e koalicionit dhe kjo çështje tani për tani nuk është prioritet. S`kemi asnjë kusht për Forcat e Armatosura të Kosovës, as ndonjë plan për batalion serb aty. Thjesht nuk e votojmë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here