Lisen Bashkurti: Ju keni kapacitete për lider, ai është Ardian Ramadani

0

Gjatë një ligjerate në Qendrën për Demokraci dhe Zhvillim profesori dhe diplomati shqiptar Lisen Bashkurti foli për lidershipin e vërtetë dhe nevojën për lider të denj. Ai ka thirrur që të bëhemi lider të vërtetë, e jo spekulator, që të ngrihemi mbi kockat e dëshmorëve, mbi pushkën e malit të Sharrit apo në netët e vështira të 2001-shit.

“Shqiptarët janë realitet në Maqedoni dhe ky shtet nuk mund të ekzistojë pa shqiptarë të integruar”, ka thënë Bashkurti.

Sipas tij ankimet, se nuk na lanë me marrë pjesë, se na përjashtojnë nga shteti është pjesë e paaftësisë është pjesë e injorancës, mungesë e kapaciteteve e vizionit.

“Ja unë po shohë këtu një profesor të shkëlqyer që e kam aty përball është profesor brilliant I kam dhënë master, ka shkruar një libër të shkëlqyeshëm për diplomacinë franceze një student brilliant, nje magjistrant brilliant, një profesor brilliant që do ta kishin lakmi Shqipëria ta kishin lider në Tiranë, … dhe të tillë ka plotë. Andaj të faktorizohemi për ta bërë Maqedoninë një shtet funksional dhe koheziv”, ka thënë profesori, duke marr për shembull magjistrin e Diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare zotin Ardian Ramadani nga Kumanova, i cili njëherit është edhe publicist dhe kolumnist në gazetën e përdtishme “Lajm”./lajmpress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here