Lirohet Ylli Hoxha

0

Mësohet se asamblisti Ylli Hoxha është liruar rreth orës 18. Lajmi është konfirmuar edhe nga Lëvizja “Vetëvendosje” për KosovaPress.

Ylli Hoxha është arrestuar sot duke shkuar në Kuvendin Komunal derisa ndaj tij të hënën është lëshuar një fletë arrest pasi që i njëjti ka penguar që të hyjë në zyrë kryeshefin Feim Salihu.

Salihu, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk është vendim i prerë dhe ka bërë ankesë.
Ai ka thënë se militantët e Vetëvendosjes po gënjejnë dhe po shantazhojnë.
Salihu ka thënë se militantët e Vetëvendosjes janë bërë gjykatës, prokurorë e policë dhe po mundohen të zbatojnë vet ligjin.Qëndron Kastrati e ka pranuar se Shpend Ahmeti e Visar Ymeri janë tezakë mes vete.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here