Lirohet i pafajshëm pasi ka pritur afro 30 vjetë në radhë për vdekje, falenderon zotin

0

Afro-amerikani Anthony Ray Hinton është falënderues që është liruar pas afro 30 vjetësh nga radhët e vdekjes së Alabamës për vrasjet që nuk i kishte bërë. Dhe nuk i besohet se ajo zgjati kaq shumë kohë. Hinton, 58 vjeqar, e falënderoi Perëndinë dhe avokatët e tij të premten në mëngjes jashtë Burgut të Qarkut në Birmingham, pak minuta pasi bëri hapat e tij të parë si një njeri i lirë që nga viti 1985.
Ai ka thënë se padrejtësisht i ka humbur tri dekada të jetës së tij, nën frikën e ekzekutimit, për diçka që nuk e ka bërë. “Krejt qka është dashur të bëjnë ata ka qenë testimi i armës, por kur ju mendoni se jeni mbi ligjin dhe më i fuqishëm se ai, ju nuk keni për të iu përgjigjur askujt, “ u ka thënë gazetarëve Hinton. “Por unë kam lajm për juve-secili që ka luajtur një rol për të më dërguar në radhët e vdekjes, do t’i përgjigjet zotit.” Gjyqtarët nga Gjykata e Qarkut kishin urdhëruar lirimin e Hintonit pas dhënies së mocionit nga shteti për ta liruar nga akuzat. Hinton ishte dënuar më 1985 për vrasjen e dy menagjerëve të restauranteve të ushqimeve të shpejta të zonës së Birmimnghamit, John Davidson dhe Thomas Wayne Vason. Por një gjykim i ri është urdhëruar më 2014 pasi ekspertët e armëve të zjarrit kishin dëshmuar 12 vjetë më herët se revolveri i Hintonit që u tha se ishte përdorë në krime nuk mund të përputhej për të dëshmuar në secilin rast, dhe të dy vrasjet nuk do të mund të lidheshin me njëra-tjetrën. Hinton ishte 29 veq në kohën e vrasjeve dhe e kishte mbrojtur gjithmonë pafajësinë e tij, ka thënë “Iniciativa për Drejtësi të Barabartë”, një grup që e ndihmoi fitoren e lirisë së tij. “Unë nuk mund të mendoj për një rast sikur ky që më urgjentisht e dramatizon nevojën për reforma sesa kjo çfarë ka ndodhur me Anthony Ray Hinton.” ka thënë Bryan Stevenson, drejtor ekzekutiv i grupit dhe avokati udhëheqës i Hintonit. “Refuzimi i prokurorëve të shtetit të ri-shqyrtojnë këtë çështje përkundër dëshmive bindëse dhe të besueshme të pafajësisë .është zhgënjyes dhe shqetësues.”
Hinton ka thënë se do të vazhdojë të lutet për familjet e viktimave të vrasjeve. “Si unë ashtu dhe ato familje kemi pësuar nga keqpërdorimi i drejtësisë,” ka theksuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here