Lirak Çelaj: “Po jam ndarë nga gruaja, Shpend Ahmeti e përhapi”

0

Shefi i Grupit parlamentar të këshilltarëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Lirak Çelaj, e ka pranuar që është ndarë nga bashkëshortja si dhe ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje, përkatësisht kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin se e përhapi këtë lajm duke u munduar ta diskreditojë.

“Lajmin e ka plasuar Vetëvendosja, është e vërtet që unë jam divorcuar, jam nda dhe nuk e mbaj fshehtë atë punë dhe nuk kam ndonjë tendencë. Arsyeja që po jepet në për media është e pandershme, unë e di saktë që këtë është duke e bërë Shpend Ahmeti me tendencë që të më njollos dhe të më diskreditoj”, ka thënë Çelaj për Indeksonline.

Çelaj e ka pranuar se ka nisur jetën me dike tjetër, duke mos dhënë detaje dhe ka treguar se është duke i përgaditur dokumentet e divorcit.

“Unë nuk e kuptoj si mund të diskreditoj, kur unë jam duke i bërë gati të gjitha dhe ndarja është e drejt publike, por nuk ka ndodh ndarja për shkak të atyre që po raportohen. Duhet të mendohet se unë kam familja dhe është e padrejtë të raportohet në asi soj, unë publikisht jam duke u ndarë dhe publikisht kam filluar jetën me dike tjetër”, ka thënë Çelaj

Ai ishte i martur me aktoren Ilire Vinca.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here