Lirak Çelaj: “Liburni ishte i armatosur”

0

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Lirak Çelaj, ka thënë se në momentin kur e ka sulmuar asambleistin, Muhamet Selmanaj, Drejtori i Urbanizmit i Komunës së Prishtinës, Liburn Aliu, ka qenë i armatosur.

“Libruni ka qenë i armatosur”, ka thënë Çelaj, raporton Koha.net.

“Është bërë si një farë shprehie këtu në Asamblenë e Komunës që asamblistët sulmohen fizikisht nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje por tash është edhe më e rëndë sepse ky sulm ka ndodhur nga Drejtori i Urbanizmit pra nga një njeri që udhëheq një institucion”, është shprehur më tej Çelaj, teksa ka kërkuar shkarkimin e Aliut, duke e kategorizuar si të papranueshëm këtë sulm.

“Ne së bashku kërkojmë shkarkimin e këtij drejtori përndryshe nuk ka kushte të punës në Asamblenë e Komunës, po ashtu kërkojmë që të merren masa të sigurisë që të krijohen kushtet brenda Asamblesë së Komunës”, ka thënë Çelaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here