Lipjan: Arsimtari dyshohet se keqtrajtoi seksualisht nxënësen e vet

0

Një e mitur nga një fshat i Lipjanit kishte braktisur mësimin katër muaj më parë, atëherë kur edhe kishte ndarë mendjen për ta denoncuar keqtrajtimin seksual, që sipas saj, ia kishte bërë në vazhdimësi, për gati dy vjet, arsimtari i saj, shkruan sot Koha Ditore.

Në denoncim ajo ka thënë se abuzimi ka filluar kur ishte vetëm 13 vjet e tetë muaj.

I dyshuari, arsimtari A.S. është i moshës 58-vjeçare. Ngacmimet seksuale prej tij dyshohet se kishin filluar qysh kur e mitura ishte në klasën e 6-të.

E marrëdhëniet seksuale kishin filluar në klasën e 8-të, për të vazhduar deri në klasën e 9-të, më saktësisht deri para muajit tetor të vitit të kaluar. Viktima, sipas të dhënave të organeve të ndjekjes, të cilat i ka siguruar “Koha Ditore”, ka deklaruar se është joshur në forma të ndryshme prej arsimtarit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here