Linguistika shqiptare në zi, ndahet nga jeta Petro Zheji

0
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme figura e njohur e linguistikës shqipatre Petro Zheji.
Zheji është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.
Ai është një ndër figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare duke qenjë një përkthyes, studiues dhe gjuhëtar mjaft i njohur.
Petro Zheji kishte lindur në Tiranë në tetor të vitit 1929 dhe u shqua që në moshë të re për një talent të rrallë në zotërimin e gjuhëve të huaja.
Ai ishte zotërues i gjuhës italiane, franceze, spanjolle, angleze, gjermane, ruse, hebraishte, greqishten e vjetër, latinishten dhe sanskrishten e vjetër.
Studiuesi që me veprat e tij, gërmoi në rrënjët e gjuhës shqipe, për të vërtetuar teorinë se krahas gjuhëve të vjetra e të reja, shqipja kryeson që në lashtësi, ka qenë prezent për publikun me dy veprat e tij : “Libri i aforizmave” “Shqipja dhe Sanskritishja” me dy vëllime.
Petro Zheji, krahas studimeve gjuhësore, do të kujtohet si mjeshtri i përkthimit, që përmes penës së tij shumë vepra botërore folën shqip: Ndër të tjerash “Ringjallja” e Leo Tolstoit, Vëllimi i dytë i kryeveprës “Don Kishoti” i  Servantes, “Vitet e zemërimit” – John Steinbeck; “Zoti President” – Migel Asturias; “Galileo Galilei” – Bertold Breht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here