Linda e uron babain për ditëlindje, thotë se nga ai mori elementin e këmbënguljes

0

Këngëtarja e njohur shqiptare tashmë edhe në SHBA, Linda Halimi, ka uruar babain e saj, Sherif Halimin, me rastin e ditëlindjes. Ajo ka shkruar se i është mirënjohes shumë atij që është përkujdesur si duhet për fëmijët e tij , ndërsa ka thënë se nga ai e ka marrë elementin e këmbënguljes në jetë.

“Sot e ka ditelindjen njeriu me i shtrenjte ne univers per mua. Ai eshte babi im!!!
Babush, vitin e kaluar isha tek ti per ditelindjen tende, kete vit s’munda te jem me ty te festojme bashke. Por ti me shume se askush tjeter ne bote me kupton pse. Te jam betu qe do te punoj shume, te ta shperblej gjithe mundin tend per mua edhe dy djemte e tu. Shume sfida kemi kalu ne jete, shume veshtiresi dhe shume ke punu gjithe jeten tende ne kushtet me te renda , te na ushqesh, te na shkollosh, e te na rrisesh , edukosh, ashtu sic ti dijte me se miri. Je mbreti im, dhe te uroj vitet me te lumtura te jetes tende te nisin nga sot. Te jam mirenjohese per gjithe keshillat dhe disciplinen qe me mesove se si te fokusohem e te punoj shume ne jete. Duke ndjekur hapat e tu te punetorit te palodhshem u mesova te jem kembengulese ne qellimet e mija jetesore. Te premtoj qe s’do te zhgenjej dhe falemnderit nga shpirti per gjithe besimin e krenarine qe ke ne mua. Te dua pafund, ama nuk di se saaaa shume por shuuumeeee!!! Shpejt kam me ardh me t’pa e me t’shtrengu shume se shume me ka marr malli !! Happy Birthday Daddy Sherif Halimi”, ka shkruar Linda. 

linda

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here