Limaj:”në Bruksel janë ndarë hiset”

0

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir LImaj ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të ndryshojë qasjen në dialog pasi që ka tema që nuk duhet të bisedohen dhe të tjera që duhet të bisedohen.

“Besoj se për gjithë ne është e qartë se në mungesë të dokumentit të marrëveshjes ne rezervohemi për të dhënë vlerësimet përfundimtare për atë çka është biseduar në Bruksel. Shpresoj që nga sot i nderuari kryeministri do të ndryshoni mënyrën e raportimit në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kurse, sa i përket marrëveshjes për drejtësi, Limaj ka thënë se ajo mundëson ndarjen e brendshme e sistemit të drejtësisë. Sipas tij, drejtësia e një shteti nuk duhet të negociohet me një shtet tjetër në asnjë mënyrë.

“Drejtësia e një shteti nuk negociohet me shtetin tjetër në asnjë variant. Sistemi i drejtësisë nuk negociohet. Ajo çka pash në Bruksel janë ndarë hiset. Ju do të keni kaq, ne do të kemi kaq. Ju do të keni kaq gjyqtarë nde do të kemi kaq. Ju do të merreni me popullatën e komunitetin serb, ne do të merremi me shqiptarët. jo çka po shohim, deputetë të nderuar, është hapja e Pakos së Ahtisaari”, tha ai.

Ai theksoi se Serbia po kërkon hapësirë ajrore, që i bie se jo vetëm në tokë por tash edhe në ajër po kërkon ‘hise’ në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here