Limaj:”kush ia dha mandatin Hashim Thaqit të diskutoj sistemin e drejtësisë së Kosovës me një shtet tjetër”?

0

Lideri i NISM-ës, Fatmir Limaj, përmes një statusi në Facebook i ka përmendur një varg çështjesh ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi duke i parashtruar njëkohësisht edhe shumë pyetje.

Lexoni reagimin e plotë të Fatmir Limajt.

Ministri i Jashtëm i Kosovës tha mbrëmë se ai pret që në bisedimet e sotme me Serbinë të përmbyllet kapitulli për drejtësinë dhe se kjo do i shërben normalizimit të marrdhënieve në mes të dy shteteve.

Nga kush e morën mandatin këta që të negociojnë sistemin e drejtësisë së Kosovës me një shtet tjetër?
Cili shtet i pavarur i lejon një shteti tjetër të ndërhyj dhe të negocioj për sistemin e drejtësis brenda territorit tij?
A nuk është kjo shkelje e kushtetutës dhe sovranitetit të shtetit tonë dhe tejkalim i mandatin të koalicionit qeverisës?
A nuk është ky shembull i rihapjës dhe rinegociimit të pakos së Ahtisarit? Edhe atë në shtyllat kryesore të cilat definojnë një vend se a është apo nuk është shtet!

A ju kujtohet kur qeveria e kaluar thoshte se asnjëher nuk do të negociohet për sistemin unitar të drejtësisë?
Se këta veç paskan negociuar, po tregon deklarata e mbrëmshme e Ministrit të Jashtëm, që sipas tij, ai pret që nesër të përmbyllet marrveshja për drejtësinë.

Kjo do të thotë që Kosova nuk do të ketë më sistem unik të drejtësisë, si çdo shtet normal, e për system të cilin është bërë luftë e madhe që të fitohet në marrveshjen e Vienës(pakoja e Ahtisarit,) por tash e tutje Kosova do të ketë sistem të drejtësisë të decentralizuar nëpër enklava dhe të ndarë në baze etnike.

Duke ju falenderuar këtij mentaliteti qeverisës, Serbia në mënyrë të ngadalt por të sigurt, po e rinegocion komplet pakon e Ahtisarit dhe po ia arrin qëllimit të saj për ta bërë Kosovën shtet jo funksional.

E filluan duke thënë bisedime teknike, ndërsa do ta përmbyllin me një copëzim të brendshëm faktiko-ligjor të vendit tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here