Limaj: Thaçi mi ka dhënë sms-të e montuar

0
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do të heshtë për skandalin në lidhje me komplotin gjyqësor ndaj tij në rastin “Kleçka”.
Limaj ka thënë se ka takuar ekipin mbrojtës të tij dhe është duke e trajtuar këtë çështje.

Ai ka thënë se do të veprojë sipas këshillës së avokatit sa i përket skandalit në lidhje me komplotin gjyqësor ndaj tij, në rastin “Kleçka”.
Limaj ka thënë se s’po mund ta kuptojë pse presidentja e vendit nuk po reagon në raport me këtë skandal. “Ne nuk kemi kërkuar asgjë nga presidentja përveçse është dashur të reagoj vetë se, këtu në esencë kemi shkelje të të drejtave, që presidentja e Republikës së Kosovës është garantuese, mbrojtëse e kushtetutshmërisë në këtë vend”, ka thënë Limaj në “Click” në “RTV 21”, transmeton Epoka e Re.
Limaj ia ka bërë me dije presidentes, qeverisë dhe ndërkombëtarëve se nuk do të hesht. “Një gjë duhet ta kenë të qartë presidentja, qeveria dhe ndërkombëtaret se këtë çështje nuk do ta heshtim”, është shprehur Limaj.
Kryetari i Nismës ka thënë se që pesë vite është duke u përballur me EULEX-in. “Unë me EULEX-in ballafaqohem që pesë vite. Pesë vite bëhen në prill”, është shprehur ai.
“A e dini se më kanë ardhur në shtëpi pa pasur asnjë fakt”, ka thënë Limaj.
Duke folur për çështjen e sms-ve për rastin e MTPT-së, Limaj ka thënë se ish-kryeministri Hashim Thaçi, ia ka dhënë sms-të, për të cilët Limaj thotë se janë të montuar. “Unë e kam ftuar z. Thaçi për çështjen e sms-ve. Kam kërkuar që z. Thaçi të vijë të sqaroj. Kur më ka pyetur prokurori kush ti ka dhënë sms-të,  i kam thënë z. Thaçi. Ai mi ka dhënë sms-të. Ai mi ka dhënë emrat e atyre që ia kanë dhënë sms-të. Kryeministri i vendit mi ka dhënë në dorë sms-të e montuar. Ne pretendojmë se sms-të janë të montuar. Dikush i ka montuar këta sms”, ka thënë Limaj, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta zbardhë të vërtetën. “Po kërkoj në BE-ja që ta zbardhë këtë të vërtet”, ka deklaruar Limaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here