Limaj: Qeveria ka rënë, kërkojmë zgjedhje

0

Lideri i NISMA-s Fatmir Limaj në fjalimin tij para masës ka thënë se sot u dëshmua që kjo Qeveri nuk ka më kredibilitet për përfaqësim. Ai ka thënë se kjo Qeveri ka rënë dhe ka kërkuar zgjedhje të reja.

Sipas tij, sot Kosova është bashkuar në Prishtinë për tu thënë shkelësve të kushtetutës se më nuk mund të udhëheqin me Kosovën.

Ai tha se sot janë burra e gra janë bashkuar në kryeqytet pavarësisht bindjeve politike, sepse sic tha ai, e kanë për obligim që ta largojnë një qeveri e cila shkel Kushtetutën.

“Sot për dëshmi është prezenca juaj e fuqishme ne këtë shesh. Nuk ka shtet në botë që ka lënë një qeverisje që ka shkel kushtetutën. Sot jemi këtu për ti kërkuar llogari qeverisë, dhe nëse ju refuzoni të jepni llogari, ne refuzojmë të udhëhiqemi nga shkelësit. Kosova është bashkuar, për muaj të tërë kjo qeveri është munduar ti armiqësoj qytetarët”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, qytetarët nuk do të lejojnë që vendi të marr një rrugë të pakryer, por do të vazhdojnë të mbrojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Dikush vazhdimisht po dëshiron vendin ta fus në gjumë që mos të shohim cka po ndodh, dhe sot me 9 janar ne po i japim përgjigjen më të mirë. Qeveria nëse nuk e ka kuptuar deri mbrëmë se çka ka bërë, sot në kryeqytet ka rënë qeveria e Kosovës dhe ne kërkojmë menjëherë zgjedhje të lira dhe të dilet nga kriza politike”, ka theksuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here