Limaj: Kthimi i speciales në kuvend shkakton dëme të pariparueshme

0

 

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi me strukturat e NSMA-s në Malishevë, ka thënë sot se NISMA futi një frymë tjetër në politikën kosovare, “frymën e bashkëpunimit, ku ne treguam se neve na bashkojnë temat që janë në interes të vendit, sikurse neve nuk mund të na ndal askush zërin kurdo që është në pyetje interesi i vendit”.

Sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, Limaj ka vequar se “Qeveria fillimisht duhet ta pranoj vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”. “Në rast se qeveria e Kosovës përkundër vullnetit të shprehur të Kuvendit të Kosovës do të insistojë që me çdo kusht ta sjell sërish në Kuvend duhet të jetë e vetëdijshme se përmes kësaj vendit do t’i shkaktohen dëme të pariparushme. Përmes kësaj qeveria ndan shoqërinë në dysh duke e polarizuar pa nevojë”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë në takim se kjo parti i mban premtimet.

“Fitorja politike e NISMA-s, ia ka vë vetes – ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe shtetin e drejtësisë sociale. Ne ju qasemi çështjeve pa asnjë paragjykim ideologjik, por duke ju referuar me besnikëri vlerave e parimeve tona politike e kombëtare”, ka thënë Krasniqi.

“U ka ikur koha fjalëve të mëdha e veprave mjerane, u ka ikur koha partive të mbyllura hermetikisht ndaj shoqërisë së re të Kosovës”, ka theksuar ai në Malishevë.

Kryetari i NISMA-s për Kosovën në Malishevë, njëherësh kryetar i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shfaqur shpresën se ky takim me strukturat dhe qytetarët e qytetit të tij, do të shndërrohet në traditë të platformes poltike të NISMA-s edhe me qytetarët e qyteteve tjera të Kosovës.

Begaj ka thënë se qeverisja komunale e Malishevës, e udhëhequr nga NISMA për Kosovën, është duke punuar maksimalisht për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here