Lila ndez merkaton: “Më kërkon një ekip i madh”

0

“Një ekp i madh më kërkon, por nuk mund ta zbuloj”. Në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres”, mbrojtësi i Parmës dhe i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila, la për të kuptuar se gjatë verës do të ketë shumë kandidatë për të dhe mes tyre janë disa skuadra të Serisë A, të cilat në një farë mënyre kanë nisur të bëjnë sondazhe. Ende asgjë konkrete, sigurisht, por që negociatat do të nisin shumë shpjet. Nga ana e tij, Lila është fokusuar vetëm tek fusha dhe tek impenjimi i tij, që ka qenë maksimal. Madje, ata që kishin vënë bast mbi shqiptarin në lojën “magic” të “Gazzetta dello Sport”, kanë marrë përfitime në kaq pak kohë. Ajo që duhet thënë është se Lila NUK do të kthehet në Greqi, edhe pse kartoni është ende në pronësi të Pas Janinës, që megjithatë pret një ofertë edhe “minimale” për ta lënë të lirë, në sajë të problemeve financiare që ka si klub. Por, atëherë, ku do të shkojë? E vërteta është se as vetë Andi nuk e di për momentin dhe ai pret ende që të ndodhë diçka. Sigurisht, në muajin maj do të nisin edhe kontaktet zyrtare, teksa Parma sot është kthyer në një “supermarket”, ku shumë futbollistë janë duke luajtur pa para, por sepse duan të transferohen në skuadra të mira. Ndaj edhe shpjegohet ndeshja super ndaj Interit, në “San Siro”, përtej edhe motivimit në një stadium të madh dhe kundër një ekipi me histori.

Përgatiti Blerton Zejnullahu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here