Likuidimi i Gadafit mund të ketë lidhje me frikën e Sarkozisë që kishte pranuar financime elektorale nga lideri libian

0

U tha se u rrëzua një diktator, madje u ekzekutua në sytë e mbarë botës, por mesa duket historia e mbuluar shpesh me aureolën e kauzave fisnike është më e thjeshtë. Është fjala për likuidimin e Mohamer Gadaf, liderit libian, rënia e të cilit, njësoj si në Irak, përmes ekzekutimit, hapi siparin e destabilizimit përmanent. Në rastin e Gadafit, teza se pas vrasjes së tij qëndron frika e ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy, përforcohet këto ditë nga debati që ka shpërthyer në media. “Il Giornale” shkruan se Sarkozy urdhëroi bombardimin e Tripolit tri orë para nisjes së fushatës aleate dhe kjo kushtëzoi mandej të gjithë veprimin ushtarak. Frika e Sarkozisë, ajo që udhëhoqi fushatën, kishte të bënte me financimin e fushatës elektorale të tij nga Gadafi. Flitet për 50 milionë euro dhe fjali i Gadafit e ka cilësuar këtë gjë. Mbeten ende akuza, por të cilat gjithsesi nuk mund të kenë lindur pa një bazë. Nëse vërtetohen, atëherë me siguri kemi të bëjmë me një rast të rrallë sesi burracakëria e një njeriu, përndryshe një president “i tredhur” nga një sekret që po dilte në sipërfaqe, çon në cinizmin kriminal të asaj që do të njihej si një episod i Pranverës Arabe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here