Ligjet që lidhen me integrimet evropiane, prioritet i Parlamentit të Republikës

0

PRISHTINË, 9 SHKURT – Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin ka biseduar për punën që e pret Kuvendin gjatë këtij viti dhe për zhvillimet aktuale në vend. Temë bosht e këtij takimi sipas një njoftimi në faqen e Parlamentit të Kosovës në internet ishte agjenda legjislative e parlamentit për vitin 2015, përkatësisht ligjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Kosovës. Kryeparlamentari Veseli ka konfirmuar se parlamenti do të përpiqet ta kryejë funksionin e tij legjislativ konform nevojave të Kosovës dhe qytetarëve të saj, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në atë që lidhet me procesin e integrimit evropian, duke trajtuar me prioritet ligjet e kësaj natyre. Në këtë kontekst kryetari i parlamentit ka shprehur gatishmërinë për ta thelluar koordinimin me mekanizmat e tjerë relevant. Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë, migrimin e qytetarëve të Kosovës, “për të cilin të dy bashkëbiseduesit ndanë shqetësimet e tyre”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here