“Life style Albania” së shpejti me një ngjarje të madhe të modës

0

“Life style Albania” fton të gjithë të rinjtë të cilët synojnë të realizojnë ëndrren e tyre t’i bashkangjiten super showit që pritet të organizohet së shpejti. Miridona Peci administratore te kjo agjensi thotë se “Life style Albania” është agjensia e vetme e cila ka marrë seriozisht evenimentet e modës në të gjitha trevat shqipolëse, se fundmi ata vijnë me një eveniment mode krejt ndryshe pas 35 spektakleve të modës që kanë realizuar nga viti 2012, deri në mars të vitit 2015, ku realizuan një spektakël mode duke përfshire dy shtetet , Shqipëri dhe Kosovë, eveniment që rezultoi shumë i suksesshëm e u quajt “Albania & Kosovo beauty face 2015”, që u realizua me datë 19 mars në Tiranë e ku morën pjesë me shumë se 40 modelë nga Shqiperia dhe Kosova, ku u ndanë më shumë se 10 çmime të medha të cilat përfaqesonin disa nga trendet boterore të modës, si çmimet Guess të një ndër markave më të mira të veshjeve , imazhe të revistave të modës, dhe shumë çmime tjera të cilat u shperndanë për më të mirët e ketij organizimip. “Pas këtij evenimenti së shpejti vjen një tjeter organizim me përmasa shumë më të medha, organizimi që ka marrë përsipër Life style Albania jo më kot po zbarkon në qendrat me të mëdha shqipëtare , ku do të pasojë në tre shtetet Shqëiptare, Shqiperi, Kosove, dhe trevat shqiptare në Maqedoni, Ky eveniment do të quhet Super model Life style , evenimenti super model life style është patente e kësaj agjensië e cila synon kultivimin e modelve dhe sjelljen e një frymë tërsisht të re mode në Shqiperi, Kosove, dhe Maqedoni, gjithcka që do të realizohet në ktë event nuk është thjeshtë një Pasarele, nuk është thjeshtë prezantimi i modeleve në një organizim, ky eveniment është perceptuar krejt ndryshe, në formen e një reality show spektakël i cili do të kulmoje në formën e disa organizimeve show-gala në qendrat më të mëdha si: Tiranë, Prishtinë, Durres, Elbasan, Pejë, Prizeren, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Tetovë, Gostivar, Shkup, dhe Uqinin. Ky reality show do të përcjellë nje mesazh te madh, unifikimin e te rinjve shqiptar permes modes te jete nje unifikim i traditave tona Shqiptare, ballafaqimi i kultures tonë, mentalitetit, si dhe shembja e barrierave tona kombëtare. Të gjithë të rinjtë që synojnë të arrijnë një karriere të suksesëshme agjensia Life style Albania ka hapur aplikimet në këtë evenimentë , ku kateogritë e këtij konkursi janë 3: Super model, Photomodel-fashion face , si dhe fashion Life style. Ky eveniment do të përcjellë spektaklin e bukurisë me ndryshe se kurrë në të gjitha trevat, të jesh model kjo agjensi e ka realizuar në dy vitet e shkuara deri më tani, por qellimi kryesor në këtë eveniment është në kërkim të super model. Cfar do të thotë të jesh një super model?! Të jesh super model do të thotë që përvec plotesosh kushtet për të qenë një model/e duke plotesuar paramterat e duhur si gjatesi, peshë, tiparet e fytyrës, duhet që super model të këtë disa element shtesë, këto element që i japin titullin super model një model/e janë: Inteligjenca, angazhimi në seminare specializime mode, cdo model duhet të percoje në kte spektakël një mesazh sensibilizues tek të rinjtë, ndjenja e humanizmit , elementet e formimit profesional në fushat ku modelet kanë hobin e tyre, po ashtu në këtë reality show do të përfshihen, sportet, trajnime speciale të make up artist, dietolog, trajnier pasarelash, udhetime me të gjithë modelet e këtij spektakli në turne kulturore në të gjitha trevat shqipëtare, duke njohur kulturën dhe rëndësinë e trevave tona. Rëndësia e madhe e këtij evenimenti është pikërisht ndryshimi i mentailitetit dhe kultures së modës që është bërë deri me tani në këto vende, sjellja e një fryme të re krejt ndryshe në fushën e modes, dhe jo me kote prej disa muajsh është pregatitur terreni për të realizuar këtë super eveniment mode ku në finalizimin e tij janë menduar shume surpriza, ku do te citojme disa prej tyre, me shume se 20 çmime të mëdha, imazhe revistash, fotograf të famshëm nga agjensi europiane të modes të cilet do të jenë prezent në këtë reality show të modës, stilist dhe kompani veshjesh nga me prestigjozet në botë, Producent mode, një botë e madhe e medias e cila do të percille përmes televizionit do ti japë një jehonë akoma më të madhe këtij evenimenti ku më shumë së 5000 kandidat do të kalojnë provat e mëdhaja të modelingut që do të sprovohen tek ata. Mbi 10 patenta bukurie ndërkombetare si: Miss planet, super talent of the world , Miss Mister Mundial World, Miss Elegance World Paris, Miss Progres World, Miss Earth, Super Model of the World, Miss and mister Multiverse world ne ishujt Karaibe, fashion week, realizm reklamash, katalogje mode, revista, si dhe shumë risi, të programuara në këtë super event priten të ndodhin së shpejti në të gjitha trevat, shqiptare. Ftohen të gjithë të rinjtë të cilet synojnë të realizojnë endrren e tyre ti bashkangjiten këtij super show, aplikimet do të jenë të hapura për nje periudhe kohe per nje muaj radhazi. ata qe deshriojne te jene pjese e ketij spekakli ka disa menyra për të aplikuar si online në [email protected], www.facebook/lifestyleal si dhe aplikimet në terren në të gjitha qendrat shqipfolëse me selitë e agjensisë. Ky realizim lancohet nga agjensia Life style Albania me producent Nazmi Mema , dhe ajo që është me e vecanta është se shumë shpejt kjo agjensi do të ketë selinë e saj internacionale në Zvicërr me përfaqesuese Aferdita Rama, e cila do të jetë Drejtoreshë me seli ne Zvicërr”, tregon Peci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here