Lidhje dashurie jashtëmartesore në ambasadën maqedonase në mes ambasadorit dhe punëtores

0

Një ambasador i Maqedonisë në një vend perëndimor ka jetuar në një lidhje dashurie me një kolege të re nga MPJ, transmeton “Lajmpress”.

Ambasadori është i martuar, ndërkaq gruaja e tij gjithashtu është në pushtet, edhe pse jo në ekzekutiv. Ambasadori është person i afërt me Nikolla Gruevskin.

Skandali është “zgjidhur” në atë mënyrë që dyshja e dashuruar është e ndarë në dy qytetet të ndryshme, edhe pse vazhdojnë të punojnë në shtetin e njëjtë europian.

Sipas burimeve të gazetës “Lajm” në MPJ, bëhet fjalë për ambasador maqedonas, kurse diplomatja në fjalë është shqiptare.

Ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Burime shqiptare në MPJ thonë se pozita e diplomatëve shqiptarë është aq margjinalizuar, saqë gjasa për të përparuar në karrierë kanë vetëm at(o)a diplomatë-e shqiptar-e që janë simpatikë-e për shefat e tyre maqedonas.

Ndërkohe, një portal maqedonas, domkaz.mk ka publikuar një fotografi të një djali dhe një vajze dhe shtron pyetjen nëse ata janë ambasadori dhe diplomatja shqiptare të përfshirë në këtë histori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here