Lideri

0

ISTRIVA GAVA

Nga koha e njeriut të shpellave dhe deri në ditët tona njerëzimi ka njohur shumë liderë. Në pushtet kanë ardhur njerëz të aftë dhe të paaftë.
Pavarsisht nga vendi, kombi dhe periudha historike, liderët e vërtet kanë pasur dhe kanë veçori psikologjike të përbashkëta , si : bindje të palëkundura, besim të plotë në vetvete, vullnet dhe energji të pashtershme, motivim të fuqishëm, origjinalitet në zgjedhjen e problemeve të ndërlikuara, gatishmëri për të pranuar pasojat e vendimit dhe të veprimit, aftësi për të ndikuar në sjelljen e të tjerëve. Këto karakteristika të personalitetit bëjnë që liderat të kenë një lloj fuqie hipnotizuese mbi njerëzit.
Liderët e vërtetë kanë shkëlqyer në inteligjencë, kanë pasur të zhvilluar zhdërvjelltësinë dhe fleksibilitetin në të menduar për gjetjen e zgjidhjeve të shpejta e të mençura në funksion të situatës.
Aparenca (pamja e jashtme) është e rëndësishme për liderët. Gjithnjë e vlerësojnë ndikimin e saj sugjestiv te masat. Njerëzit gjithnjë i kanë admiruar udhëheqësit e bukur dhe burrërorë, po ashtu vlerësojnë oratorinë e tyre. “Masa provon një tërheqje thuajse erotike nga lideri” .
Sugjestionimi i masave arrihet edhe nëpërmjet rreptësisë dhe egërsisë së liderëve, madje edhe kur ata janë të shëmtuar (kujtoni Hitlerin ), kur këto cilësi kombinohen me forcën e autoritetit dhe të besimit në vetvete. Në biografinë e njerëzve të shquar në pushtet gjejmë shumë të dhëna sesi ata merrnin mësime private (kuptohet në sekretin më të madh) nga artistë të mëdhenj të skenës, nga oratorë të shquar etj… që t’u imponoheshin njerëzve me mënyrën e ecjes, qëndrimit të trupit, shqiptimit të fjalëve, buzëqeshjeve etj. Aktualisht në vendet e zhvilluara ka shkolla të veçanta që ofrojnë kurse të tilla.
Diktatorët kanë të përbashkët përjetimin e vuajtjes së madhe nga frika, dhembja , ankthi për humbjen e pushtetit. Ata gjithnjë kanë frikë nga rivalët, realë apo imagjinarë. “Aty ku fillon frika, aty fillon urtësia” . Kujtoni diktatorët në ish-vëndet socialiste si i eliminuan rivalët e tyre. Në të njëjtën kohë, ata kanë të përbashkët vetëkzaltimin. Ata hiqen si kompetentë në çdo fushë të jetës. Duke vuajtur nga kompleksi i inferioritetit, u pëlqejnë lëvdatat, brohoritjet dhe duartrokitjet. Individët që fillimisht ndërmarrin vendime të rrezikshme, priren të jenë bindës dhe më ndikues te pjesëtarët e tjerë të grupit dhe këta mund të bëhen lider të grupit. Janë këta që i çojnë të tjerët në ndërmarrjen e veprimeve të rrezikshme.
Rrezikimi vlerësohet nga njerëzit. Ne jemi të prirur të simpatizojmë dhe t’u thurim himne njerëzve që kanë rrezikuar mirëqenien apo jetën e tyre për ide apo për rrugë të reja. Këta njerëz gjithnjë adhurohen. Mënyra sesi liderët duhet të menaxhojnë stresin, një eksperiencë, e cila mund të shërbejê si këshillë për jetën tuaj të përditshme. Duhet ta marrim lehtësisht problemin, kur shtohet presioni largoje atë dhe rifokusohu te detyra. Nëse i merr gjërat lehtë dhe ta vendosësh punën në perspektivë, të ndihmon t’i menaxhosh më mirë gjërat. Identifiko problemin, merre nën kontroll dhe ec përpara. Ndalu dhe merri në konsideratë cilat probleme janë më stresante, pa harruar gjërat më të rëndësishme në jetë : shëndetin dhe familjen. Ky vetëdijësim do t’ju çlirojë mëndjen nga stresi i punës. Të punosh pa u ndalur jo vetëm të çon në konsumim, por të pakson produktivitetin. Nëse merr kohë për të balancuar punën me jetën private, do të ndiheni të rifreskuar dhe të rikarikuar. Nëse shikoni historikun e Perëndimit dhe të disave personaliteteve të rëndësishme ( që nga Pitagora e deri tek Njutoni) do të shohim se të gjithë ata ishin të mrekulluar nga OKULTIZMI (e fshehta)
Parashtrimi i tri principeve simbolike me origjinë nga okulizmi, përmes së cilave shërbehet Elita gjatë vënies së kontrrollit të vetë mbi njerëzimin janë: Principi i Piramidës, Spirales, dhe Saturnit.
Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t’i nënshtrojmë për disa qëllime tona më të “LARTA” , së pari do t’ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtet që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmëndjen dot t’ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike.
” Kornizat e rendit të ri botëror gjithmonë janë përcaktuar nga ATA ( ELITA) prandaj nuk duhet t’na befasoj asgjë …”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here