Liderët politik dhe partitë përcjellin urime për festën e Pashkëve

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një mesazh urimi kryeipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe të gjithë besimtarëve katolikë, me rastin e Festës së Pashkëve “Le të na shërbejë kjo festë, për të treguar solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën dhe respektin tonë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Më poshtë mund të lexoni të plotë urimin e presidentes Jahajaga:

“I nderuar Ipeshkv,
Të nderuar besimtarë,

Ju përcjell urimet e mia më të mira me rastin e Festës së Pashkëve. Dëshiroj që kjo festë, që shënon ringjalljen e shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, t’ju gjejë mes miqsh e të dashurish, në paqe e gëzime.

Uroj që kjo festë të na shërbejë për të reflektuar për të sotmen dhe për të ardhmen tonë, të na shtojë vlerat njerëzore të dashurisë dhe të respektit për njëri-tjetrin.

Në këtë ditë, duke kujtuar të gjithë ata që nuk janë më mes nesh, të respektojmë jetën dhe vlerat e veprat e tyre, që na mundësuan të jemi këtu ku jemi sot.

Po kështu, le të na shërbejë kjo festë, për të treguar solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën dhe respektin tonë. Shpirti human na ka përshkuar me decenie e shekuj, ta tregojmë atë edhe sot.

Në këtë ditë madhe, lutem për mirëqenie e dashuri mes njerëzish, për paqe për të gjithë njerëzimin.

Gëzuar!”

Mesazhe urimi kryeipeshkvit Dodë Gjergji me rastin e festës së Pashkëve i kanë dërguar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, zv.kryeministri Hashim Thaçi, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, Lëvizja Vetvendosje, e të tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here