Liderët e Preshevës: Brukseli dhe Kosova ta kushtëzojnë Serbinë me shqiptarët e Luginës!

0

«Kosova t’i kushtëzojë marrveshjet me Serbinë me avansimin e statusit të shqiptarëve në Luginën e Preshvës. Kurse Brukseli ta kushtëzojë Serbine në integrimet evropiane me permirësimin e gjendjes politike dhe ekonomike të komunave shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.. » ka deklaruar sot për agjencine e lajmeve « Presheva Jonë » Jonuz Mulsiu , kryetar i KKSH-së

Delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të provojnë sot në Bruksel të gjejnë përafrime për temat që nesër do të diskutohen në nivel kryeministrash, mes Isa Mustafës e Aleksandar Vuçiqit.

Kryetari KKSH-së Jonuz Mulsiu per agjencine e lajmeve « Presheva jonë » ka deklaruar se «ne kemi kërkuar vazhdimisht, nga qarqet relevante, që të nxisin dhe të ndërmjetësojnë mes Prishtinës dhe Beogradit, për pjesëmarrje në bisedime, të përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për ta shqyrtuar ecurinë e procesit të deritanishëm, për ta parandaluar përkeqësimin e situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, si dhe për ta rikonfiguruar një Marrëveshje politiko-juridike konform qëndrimeve të paraqitura në Marrëveshjen e Konçulit dhe kërkesave të paraqitura në Platformën politike të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të 14 janar të vitit 2006, e cila do të rezultonte me një stabilitet afatgjatë politik dhe ekonomik në rajon.”

«Ne nuk po kërkojmë pushkë as luftë, por thjeshtë të inkuadrohemi në dialog, në një proces që i hap rrugët e paqes dhe stabilitetit në rajon,sespe edhe ne në Luginën e Preshevës kemi telashe, sidomos me politikën diskriminuese të Serbisë, probleme shumë më të mëdha se sa serbët në Kosovë të cilët megjtithatë po privilogjohen nga ndërkombëtarët. Prandaj injormi i kërkesave të shqptarëve qoftë nga Beogradi apo ndërkombëtarët, nesër mud t’u kushtojnë shtrenjtë…“, ka pohuar Musliu

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se edhe Lugina e Preshevës do të perfitojë prej marrëveshjes së lëvizjes se lirë që u nënshkrua në Bruksel mes autoriteteve të Kosovës e të Serbisë.

Ai ka theksuar se Lugina e Preshevës ka nevojë si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës kanë mundur që me çdo kusht me e kushtëzuar Serbinë me të drejtat e shqiptareve në Luginën e Preshevës – si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik.

Ndryshe edhe Lëvizja “VATRA” përkrah  çdo marrëveshje që nënshkruhet në mes të Republikës së  Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje që janë në interes të lëvizjes së lire në mes të dy Shteteve te nënshkruara në Bruksel.

Por, sipas Vatra, Serbia jo vetëm të vëjë firmën,por duhet që edhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara prej saj të i jetësoj dhe t’i largoj pengesat e mëdha që po i bënë në veçanti me të diplomuarit në Universitetet e Kosovës, e që duan te punojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Janë bërë më shumë se një vit nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave por shteti Serb ende nuk i njeh diplomat e Republikës së Kosovës. Ky është edhe një shembull tjetër eklatant i mosrespektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Kosovën.

“Ne kërkojmë nga delegacioni i Kosovës që gjatë negociatave me Serbinë në Bruksel , mos t’i harroj qytetarët e Luginës së Preshevës, sikurse ka bërë deri tani, ku dihet mjaftë mirë se deri tani në këto bisedime asnjëherë nuk është diskutuar për Luginën e Preshevës. Pra, kërkojmë që Kosova të filloj bisedimet me Serbinë për shkëputjen përfundimtare të këtyre tri komunave nga Serbia dhe ribashkimin e tyre me Kosovën , duke korrigjuar njëherit një padrejtësi të madhe historike”, kanë thënë përfaqësuesë të Lëvizjes Vatra.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here