Liderët e partive të Maqedonisë në Bruksel:Gruevski pranon Qeveri teknike?

0

Sipas informacioneve të pa konfirmuara, bisedimet mes 4 liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni, me ndërmjetësim të euro komisarit Han, të cilat për momentin janë ndaluar për shkak të darkës, janë të fokusuara në çështjen e Qeverisë teknike dhe mandatit të saj, transmeton “lajmpress.com”. Jo zyrtarisht mësohet se kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar që zgjedhjet të organizohen nga një Qeveri teknike, por ai lufton që të jetë kryeministër i Maqedonisë deri në fund të këtij viti. Ndërmjetësuesit rekomandojnë që çështja e Qeverisë teknike të rregullohet sistematikisht, me çka do të përgatiten edhe ligjet të cilat do të sigurojnë që para çdo organizimi të zgjedhjeve në periudhë prej 3 deri në 6 muaj të formohet një Qeveri teknike, në të cilën do të përfshihen të gjitha partitë politike, në mënyrë që të ketë zgjedhje të drejta, fer dhe demokratike, ndërsa kryeministri të japë dorëheqje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here