Liburn Aliu e sulmon fizikisht Muhamet Selmanin e PDK-së

0

Shefi i Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu e ka sulmuar sot asamblistin e PDK’së, Muhamet Selmani.

Aliu e ka sulmuar Selmanin në restorant “Liburnia” që ndodhet afër ndërtesë së Komunë së Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Degës së PDK-së, Lirak Çelaj, i cili ka thënë se është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Çelaj ka treguar se kur ka ndodhur sulmi fizik i pranishëm ka qenë edhe një polic i Kosovës.

“Për fat të mirë ka qëlluar edhe një polic. E ka sulmuar fizikisht. Por, ka ndodhur edhe një incident në sallën e Kuvendit”, ka thënë Çelaj, për Gazetën Express.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here