Libri i Blendi Fevziut për Enver Hoxhën edhe në anglisht

0

Libri i Blendi Fevziut për Enver Hoxhën do të flas edhe anglisht. Kështu ka njoftuar vetë gazetari i njohur dhe autori i librit.

“”Enver Hoxha” publikohet ne Londer ne perkthimin Anglisht. I.B.Tauris ka mbaruar botimin dhe e hedh ne treg keto dite.
Me poshte dy nga vleresimet e librit per tregun Anglishtfoles:

Puna e Blendi Fevziut është e jashtëzakonshme. E shkruar si një novelë krimi, bazuar në akses të pakrahasuar në arshivat e shtetit Shqiptar, që më parë kanë qënë të mbyllura, libri është I detyrueshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë Europën komuniste dhe mënyrën se si lindnin dhe mbijetonin diktaturat. Fevziu ia del mbanë në mënyrë brilante për të kapur torturat e regjimit 41 vjecar të Hoxhës, dhe I jep zë shumë zërave që Hoxha kish mbytur. Jo vetëm kjo, por duke pasur parasysh dhe historikun e Hoxhës, Fevziu na ndihmon të kuptojmë pse rruga e Shqipërisë në demokraci është kaq e vështirë. Kjo biografi është një arritje e madhe.
(Rober Austin Shkolla e Aferave nderkombetare – Universiteti i Torontos – Kanada)

Bazuar në burime arkivore, orale të publikuara ose jo, Enver Hoxha I Blendi Fevziut është një rrefim tërheqës dhe realist I jetës dhe kohës të diktatorit Stalinist të SHqipërisë si dhe vendit që ai udhëhoqi me dorë të hekurt për katër dekada. Ky libër ëshë një kombinim mjeshtëror I biografisë dhe historisë.
(Nicolas Pano profesor i historise ne Universitetin e Western Illinoisit USA)

Per te gjithe ata qe nuk lexojne dot shqip, ose per femijet dhe te afermit e tyre qe njohin me mire gjuhen angleze, libri gjendet ne kete adrese:

http://www.ibtauris.com/Books/Humanities/History/Military%20history/Second%20World%20War/Enver%20Hoxha%20The%20Iron%20Fist%20of%20Albania.aspx?menuitem=%7B6D00AE6F-976D-4418-ACF0-B75CB610346A%7D“. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here