Lezhë, vritet një i ri, plagoset një tjetër

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës. Nga të dhënat policore thuhet se është vrarë një i ri, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur. Krimi ka ndodhur në një nga lokalet më të frekuentuara prej të rinjve në qytetin e Lezhës, pranë kompleksit të shkollave.

Viktima është identifikuar me inicialet K.M., 23 vjeç, ndërsa i plagosuri me inicialet A.GJ., 36 vjeç. Menjëherë pasi ka ndodhur vrasja, policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të vrasjes si edhe për identifikimin e autorëve, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.

Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here