Lezhë: Është vrarë me armë zjarri ish polici Dritan Lorenci

0

Mbrëmë një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:25 minuta në segmentin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Mabe”.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Lancia”, me targa AA 479 KJ, me të cilin po udhëtonte Dritan Lorenci, ish-punonjës i policisë rrugore, i cili ka mbetur i vdekur.

Ende nuk ka njoftime për autorin e vrasjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here