LEXUESI I SHEKULLIT TONË!

0

NERIMANE FERIZI

Që në mëngjes kur zgjohet hap laptopin, dëgjon dhe lexon fjalë dhune, injorance deri në skaj të universit, urrejtje, akuza, kritika, poshtrime e shtypje.  E mbyll laptopin me një arrogancë sikur mbyllja e tij do të ndaloj gjithë këtë gumëzhim që ia kaplon kokën dhe ndalon lëmshin e krijuar në stomak.  Merr një kafe, ulet në kolltuk përballë televiziorit, afër ka telekomandën të cilën i rënqethet trupi vetëm kur i shkon mendja ta shtypte butonin për ta ndezur, kthen kokën dhe shikon nga dritarja një mjegull që i ka zënë frymën gjithë qytetitit, sikur dëshiron ta pasqyroj gjithë gjendjen e tij të mjerueshme.

Dikush nga shtëpia shtyp butonin ndezë televizorin dhe sikur përnjëherë ajo mjegulla e ditës nga dritarja hynë në atë kutinë e fuqishme, e cila i ngjallë emocione të ndryshme ditë e për ditë tek i mjeri, kurse kjo kutia e superfuqishme me butona i shkatërron gjithë shëndetin ditë e për ditë.

Sado që mundohet t’u ikë informacioneve të pakëndshme, ai vetë e gjenë vetën në një situatë të tillë. I mbytur në mjegullën e ditës që shumë e shumë vite, i gjendur në ajër të mjegullës duke mos ditur aspak dallaverin e notit në mjegull, zhytet thellë e me thellë. I struken flokët sikur dëshirojnë të tregojnë që parimet e tija po mbyten nga vesa e mjegullës, inegriteti i tij sa vjen e shkulet nga këmbët e atyre që notojnë lartë e më lartë. Aftësia e tij është aq e dobët ndaj parimeve që posedon. Parimet që i kishte krijuar, të mjerit i shuheshin e shkuleshin në këtë shekull mbeturinash, virtytet që i krijoi, brendësinë e brishtë dhe krenarinë, ia flaken tutje të mjerit. Ata nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, noti i tyre është i përkryer për mjegullen e kohës. Ai nuk do ta mësonte kurrë si i mjerë. Do mbetet i tillë tërë jetën, do vdes i tillë, I BRISHTË! Sikur të kishte parimet dhe integritetin e të mos e posedonte atë brishtësinë e tij të theksuar, do të notonte mbi ata, duke e larguar mjegullen e duke i bërë ata të binin nga ajri në tokë. Por i mjeri kështu jo, nuk do të mund të luftonte kështu, jo me brishtësinë e tij!

Kështu i mjeri del të marrë pak nga mjegulla e ditës,  pi një kafe në mjegull me shoqërinë e tij të mjerë, fliste për mjegullën dhe vajtonte atë, dhe shante Zotin pse e solli mjegullën. Jo o i mjerë nuk e solli Zoti atë, atë e sollëm ne, pikrisht TI, po po ti, me atë brishtesinë tënde të gdhendur në fytyrën tënde, që në ballë të shihet.

Kthehet në shtëpi dhe vazhdon ta lexoj Dostojevskin “Të poshtruar e të fyer” aty e gjenë veten e tij, gjenë pushtetin e tij, në libra.

Dhe gjithmonë përseriste fjalët e perzonashit të Dostojevskit ku thotë: “Do ta duroj. Do të më qortojnë, e unë me qëllim do të hesht. Do të me rrahin, e unë vazhdimisht do të hesht, do të hesht , le të më rrahin, por s’do të qaj kurrësesi. Ata do të tërbohen nga pezmi që nuk do të qaj”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here