Lëvozja “FOL” kërkon masa ndaj prokurores Laura Hoxha

0

PRISHTINË, 13 SHKURT – Lëvizja “FOL”, ka kërkuar sot nga këshilli Prokurorial i Kosovës që të marrë masa ndaj prokurores Laura Pula. Kërkesa e kësaj lëvizjeje ndërlidhet me njoftimet se prokurorja Pula ka kërkuar nga Gjykata Supreme që dënimi me burg ndaj ish-gjyqtarit Elez Hoxha të ‘zbutej’ apo edhe të lirohet nga burgu. Sipas të dhënave kërkesa e prokurores ndërlidhet me gjendjen shëndetësore të të dënuarit. Lëvizja “FOL” ka tërhequr vërejtjen se institucionet e drejtësisë së Kosovës akuzohen me vite për aferat korruptive brenda tyre. Prokurorja Laura Pula është edhe koordnatore kombëtare kundër korrupsionit dhe me kërkesën për gjyqtarin Hoxha sipas “FOL” kjo prokurore e ka humbur kredibilitetin për të qenë në atë pozitë. Gjyqtari Elez Hoxha është dënuar më 4 vjet burg për marrje të rryshfetit, në shumën prej 60 mijë eurosh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here