Lëvizja VETËVENDOSJE! ua qanë hallin romëve, “pushteti i trajton si një shkronjë…”

0

Lëvizja VETVENDOSJE ua ka uruar sot të gjithë qytetarëve romë të Kosovës dhe më gjerë, Ditën Ndërkombëtare të Romëve, “ditë e cila i përkushtohet kulturës së etnisë rome, ditë në të cilën dëshirojmë të përkujtojmë edhe problemet e rënda dhe pabarazinë me të cilat ballafaqohen këta qytetarë në Kosovën tone”.
“Edhe pse nominalisht romët janë një minoritet i barabartë me minoritete të tjera, në Kosovë sa herë që flitet, sa herë që veprohet, sa herë që ndahen fonde e sa herë që ndërmerren politika për minoritetet, në radhë të parë mendohet super-minoriteti serb. Kjo vjen për shkak të varësisë gjeopolitike që është krijuar, ku Serbia, si shtet-amë i serbëve, vijon të ruajë pozitën dominante të vet ndaj Kosovës. Ndërsa romët, si dhe disa minoritete të tjera, nuk kanë shtet-amë në pozitë dominante, prandaj mbeten të diskriminuar dhe përkujtohen vetëm si të stereotipizuar, nëpër evenimente të pop-kulturës”, është shprehur LVV përmes një komunikate.
“Romët sot kanë nevojë për shkolla, për kultivim të gjuhës së tyre e të gjuhës së shumicës, për mësim të profesioneve, e mbi të gjitha për punësim e për jetë dinjitoze. Por pushteti shpesh i trajton ata thjesht si një shkronjë, pjesë e akronimit “RAE”, e i braktis në mëshirë të fatit, pasi vëmendjen e ka tek minoritete ‘më të rëndësishme”, ka theksuar partia më e madhe opozitare në Kosovë.
“Trafikimi i qenieve njerëzore, puna nën moshën e lejuar, lypja, mungesa e strehimit, analfabetizmi, papunësia, diskriminimi racor-etnik, e të tjera fenomene alarmuese janë ato që lypin zgjidhje emergjente, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që të mbështesë në Kuvendin e Kosovës çdo iniciativë që do të shkonte në ndihmë të romëve. Vetëm përmes solidaritetit do ta mbërrijmë bashkëpunimin, e vetëm në bashkëpunim do të ndërtohet barazia qytetare, është përmbyllur komunikata e LVV-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here