Lëvizja e Selës dhe RDK-ja me platformë të përbashkët

0

Lëvizja për Reforma në PDSH dhe Rilindja Demokratike Kombëtare, kanë hedhur sot hapin e parë në drejtim të përpilimit të një platformë të përbashkët partiake. Krerët e dy partive janë të bindur se përmes “Aleancës për shqiptarët”, do të zgjidhin problemet e shqiptarëve dhe do të forcojnë karakterin e popullit shtet-formues. Nga ana tjetër, ata i lanë hapur derën partive të tjera, që do e gjejnë veten tek kjo platformë, raporton Alsat M.

“Vlerësojmë se duke zgjedhur problemin që kanë shqiptarët në Maqedoni, Maqedonisë do i vjen stabiliteti prandaj vlerësojmë dhe e thash më herrët se ne jo vetëm deklarativisht por do e dëshmojmë se çka e bën një popull shtet formues. Shtet formues e bën aftësia një popull për të destabilizuar dhe stabilizuar situatën dhe prandaj platforma jonë është platformë e cila do e stabilizoj situatën e nëse tjerët duan të përballen me bojkot atëherë edhe kjo do ndodh”, deklaroi Ziadin Sela, Lëvizja për Reforma PDSH.

“Platforma si e tillë është e hapur për çdo subjekt politik të cilët identifikohen dhe e shohin veten me atë platformë”, u shpreh Vesel Memedi, Kryetar i RDK-së.

Drafti i parë i platformës pritet të jetë gati në muajin shtator. Për hartimin e saj janë duke punuar dhe bashkërenduar aktivitetet, dy komisionet e përbashkëta partiake.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here