Letra e babait që s’kishte asnjë lek, Rozana Radi: Nuk dua të jem më artiste

0

Rozana Radi ka shpërthyer përsëri ndaj këtij shteti në të cilin jetojmë. Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagram-it, artistja ka treguar se ndihet e trishtuar dhe shkak ka qenë pikërisht letra e aktorit të mirënjohur të humorit shqiptar, Veli Rada.

“Çfarë trishtimi. Kujt i kërkoj një arsye se pse artistët shqiptarë janë kaq të varfër? Ikën, ikën të gjithë! Na pasuruan me artin e tyre dhe morën me vete dhimbjen. Çfarë shteti jemi? Ku i lamë artistët tanë? Nuk dua të jem më artiste,” shkruan bashkangjitur letrës së aktorit Veli Rada, Rozana Radi.

Ndërsa në letrën drejtuar vajzës së tij, Veli Rada shkruan: “E dashur bija ime mos u trishto që këtë Krishtlindje s’të bleva dot dhuratë. Të më besosh nuk munda, sepse për herë të parë në jetën time nuk kam asnjë lek në portofol, madje nuk kam kujt t’i kërkoj borxh, sepse edhe të tjerët nuk kanë.

Të shikoja për çdo ditë, kur tek kalendari i varur në kuzhinë me duart e vogla shënoje ditët, duke pritur plot gëzim që të vinin festat, eh kjo festë, koha, ndali atë ditë, kur u adhurua djalli, ai që s’i do fëmijët, nënën, babanë, gruan, atdheun, Zotin. Ai që kurrë s’mendon, ai që na vret çdo ditë dhe nuk ndjen kurrë pendim. Do të mungojnë dhuratat këtë vit me kupto, por të paktën do të kemi shpresën!!!!
E dashur bija ime, mos u trishto…” – Veli Rada.

Aktori i mirënjohur i humori shqiptar, Veli Rada është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare vitin e kaluar.

rozi1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here