Letër babait

0

LIS BUKUROCA

Një zonjushë më dërgoi këtë letër për përjetimet e veta dhe gjendjen e saj shpirëtore. Aty shihet se nuk është fare vështirë të bëhet njeriu baba, por ndonjëherë herë e pamundur të mbetet baba. Kjo letër dëshmon se armik i madh i fëmijëve mund të jetë pikërisht ai që nuk duhet të jetë: babai! Ai që duhet të falë dashuri dhe kujdestari, pikërisht ai abuzon dhe traumatizon fëmijën. Nga fëmija nuk mund të pritet më shumë dashuri, mirënjohje dhe respekt, se sa u kemi dhënë hua në fëmijëri. Ata që mendojnë se me rrahje dhe nënshtrim u bëjnë mirë fëmijëve, kjo vashë tregon se ajo mënyrë është ankth dhe terrorizim. Le të lexohet kjo letër plot dhembje dhe dëshpërim si Apel shteteve shqiptare dhe prindërve shqiptarë për të ndryshuar sjelljen ndaj fëmijëve. Le të lexohet edhe nga etërit dhe të reflektojnë. Shkrimi është piskamë, sokëllimë dhe rënkim i thellë përnjëherësh: trishtim i shndërruar në fjalë dhe imazh. Letra ishte pa titull, por parapëlqeva t’ i vej LETËR BABAIT, ashtu siç pat bërë më herët Franz Kafka, sepse pasqyrojnë dukurinë e njëjtë, ecurinë e njëjtë dhe shkaktojnë pasojat e njëjta…

 

Pershendetje! Jetoj ne nje zone te harruar te Shqiperise ..jo per shkak te pozites natyrore sesa asaj humane…Jam vajze e vetme..kam mbaruar te mesmen dhe synoj te vazhdoj universitetin …kam pafund endrra…Por ajo qe me shtyu te shkruaj kete leter ..drejtuar njekohesisht te gjitheve dhe askujt ..nuk qene endrrat e mia ,deshirat apo pasionet ..por e kunderta..permbysja ,dhunimi dhe perbuzja e tyre..Mallkuar ai qe shpiku termin ‘bote mashkullore’…Jetoj me nje person thellesisht abuzues qe quhet..’im ate’..gjithashtu dhe me nenen dhe vellain..Jam vajze e vetme!..Me duhet ta vuaj e vetme mallkimin qe me ka rene per pjese..Une nuk jam si vajzat e tjera ,moshataret apo fqinjet e mia..Kurre nuk shkoj ne aktivitete , mbremje ,apo …dhe shetitje..Nuk kam shetitur kurre me nje shoqe ,me ndalohet dhe ta imagjinoj.Personi ne fjale eshte nje fanatik mese i devotshem ,i semure psikik i cili mjaftohet me dhunen terrorizuese fizike dhe emocionale..Ai u martua me mamane time , bije e nje familje thelelsisht qytetare dhe moderne 20 vite me pare..Ajo e dashuronte..Ai e rrihte..Ne fillim rralle…me pas dhuna iu be e perditshme…Kontaktet me familjen e mamase u shkeputen ..ajo nuk kishte pranuar te ikte nga ai..nuk e di mbase ende e donte ose thjesht…kishte frike se mos kercenimet e tij per vrasjen e familjes beheeshin realitet!..Pas dy abortesh si pasoje e dhunes…linda une..edhe pse me shume veshtiresi..U bera pjese e botes se eger dhe barbare peshqesh nga ‘im ate’..Filloi te me dhunonte qe ne kopesht..Madje mbaj mend qe ne klase te pare me rrahu me rrip vetem pse me kishte thirrur nje shoqe e klases ne oborrin e shtepise..Mamaja iu pergjerua mos ta bente por..Ndodhi!..Thjesht..Me kercenoi se nese do ia tregoja dhe dikujt tjeter shtepine do me vriste me thike!..Nuk thashe gje..Me duhej te heshtja..Jane te panumerta episodet e dhimbshme te dhunes si fizike po sidomos asaj psikologjike dhe mua me duket e kote ti ndermend..pasi kane ndodhur dhe askush nuk ka bere gje per ta ndaluar kete…Pushimet verore kane qene gjithnje pjesa me e dhimbshme e vitit..Pasi ndahesha mes lotesh me shoqet ..me duhej te rrija plot 3 muaj e mbyllur brenda kater mureve duke duruar fyerjet dhunen ,skenat e tmerrshme sidomos me mamane..Ai e perdhunonte ..Dhe kete e kuptova ne nje moshe fare te njome…gjithnje kam qene dalluar per zgjuarsine time por..ajo pune sdonte shume mend..Ajo thjesht heshtte..Me tregonte historine e vajzerise se saj fatlume dhe me nxiste te studioja sa me shume ne menyre qe nje dite te arratisesha nga ai perbindesh ! ..Qaja fshehurazi …Kisha kaq shume frike saqe mund te betohem se e kam kaluar disa here pragun e frikes ekstreme dhe kam ndjere ankthin te me permbyste me shume se nje here.. Nga mosha 11 vjeq nisa te kem mendime te cuditshme per veten dhe boten ..Fillova te piqesha dhe pubertetin e kam arritur ne nje moseh me te hershme se shoqet e mia..Isha dhe me e bukur ndoshta..por e fshihja kete aq sa mundesha..I trembesha njeriut qe quhej ‘im ate’ dhe parandjeja se ai mund edhe te abuzonte seksualisht me mua..Por kjo nuk ndodhi asnjehere ..Tentova disa here vetvrasjen ..pa sukses ..Derisa ndodhi dicka qe me bindi se ..jeta mund te vazhdoje ..duhet thjesht force..Mesova se personi qe vazhdimisht na dhunonte dhe torturonte psikologjikisht ishte thjesht nje frikacak ..qe trembej nga e shkuara e tij e erret sa sthuhet..Para se te martohej me mamane time ai kishte qene i lidhur me kunaten ..gruan e vellait te madh dhe nga kjo marredhenie e fshehte kishte lindur nje femije…Kusheriri im ~!!! Kjo kishte ndodhur gjate kohes qe vellai i tij ishte ne burg..por sidoqofte nuk u kuptua kurre ..pavaresisht ngjashmerise ekstreme se ..i kujt ishte ai djale..dy vite me i madh se une..Dhe banonte pak metra larg shtepise …ishte e trishte te mesoja dicka te tille..por edhe me e trishte te perballesha me faktin se ..vellai im ishte djali i xhaxhait!!! ..Megjithate e keqja nuk ka fund ..Gjyshja me tregoi se kishte dhe tre femije te tjere te jashteligjshem..qe nuk diheshin ..Nuk ndjeva me asgje..Ishte e tepert ..Ne ate cast me shkoi mendja te tregoja gjithcka dija dhe te shkaterroja personin me te urryer ne jeten time qe ishte ai!! Por ime me kishte nje plan tjeter..Ne mbremjen e 30 tetorit ndersa ‘im ate’ flinte mamaja me tha se kishte ndemend ta vriste ..Isha shume e tronditur ..ndieja nje lumturi te fshehte hakmarrjeje te perzier me deshperim ..AI po flinte ne dhomen ngjitur ..vellai im nuk ishte ne shtepi..isha vetem une dhe ..mamaja..Nuk e di ,por momenti kur ajo me kerkoi te mos beja ze nderkohe qe shkoi te merrte sepaten ne oborr…ishte me i veshtiri ne jeten time ..Dhe nuk e di por sado deshire kisha vdekjen e tij..dicka deri diku Hyjnore me shtyu te beja te pamunduren per ta ndaluar kryerjen e asaj vrasjeje te sigurte dhe te paramenduar..Nuk doja te perfundoja ne nje qender rehabilitimi me nenen ne burg dhe njemije probleme qe lidheshin me ekzistencen time ..ne boten atje jashte..Vrapova si e cmendur dhe mes lotesh iu pergjerova mamase mos ta bente kete gje..I zura ne goje emrin e vellait qe ishte ende i vogel..me pas policine (qe kurre nuk fitoi besimin e mijera grave dhe femrave te pambrojtura) ..gjyshen dhe te afermit qe na donin pavaresisht gjithckaje ..Iu luta si asnjehere ne jeten time derisa ajo u bind dhe filloi te qante paze ..La sepaten ne vendin e druve dhe u turr te hynte brenda ..pas pak filluan grindjet …U tmerrova gjer ne palce pasi kisha frike mos ai i kishte bere gje mamase..Por ne fakt po ndodhte e kunderta e asaj qe prisja te ndodhte ..Mamaja po e kercenonte se do largohej pergjithmone nga ai bashke me ne femijet dhe se gjithe bota do ta merrte vesh sekretin e imoralitetit qe mbante kyqur kaq vite ..kjo do ta shkaterronte…Ai qe bere si i vdekur..Nuk kishte pike gjaku ne fytyre dhe po i lutej mes lotesh te mos bente ze rreth asaj historie ..Ishte penduar dhe sdo e perseriste me kurre aktin e dhunes ..Sdo na rrihte kurre me…Sa pamje e peshtire..Ende me shfaqet para sysh fytyra e tij e ndotur nga lotet e krokodilit dhe e gufosur nga pergjumja e derrit..ZOT SA E URREJ!!!! Qe aq e krupshme situata e asja dite..aq e krupshme jeta e jetuar ne burg!!! Si mund ta falnim nje monster???…SI?!!…Pas nje ore situata u qetesua..ne thonjeza..Vellai im i vogel erdhi ne shtepi ..une i shtriva te fle pasi kisha gelltitur nje sasi te madhe hapesh ..por…u zgjova serish..Tani me duhet te vazhdoj jeten ..ate qe mu mohua qe ne lindje ..Dhe sa i perket endrrave te mia..Ende ekzistojne ..Cmendurisht.Dhuna …mbetet pas ..edhe pse….Por brenda meje dicka eshte thyer pergjithmone..Dhe druaj se kurre nuk do te ngjitet serish..ME MUNGON BABAI QE NUK E PATA KURRE!!!!!!!! ME MUNGON ME MUNGON ME MUNGON TMERRESISHT!!!!!!!!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here