Lepuri nga Ferizaj të cilin po e duan të gjithë

0

Pinki nuk është një cilado kafshë. Lepurushja ka kohë që është  kthyer në një atraksion për rrethin dhe për këdo që takohet me të, duke e kthyer në një personazh edhe për rrjetet sociale me selfie dhe fotografi. Për të përkujdeset vajza nga Ferizaj, Deniza Shala. Ajo i ka vendosur edhe vath Pinkit, duke i dhënë pamjes së saj shkëlqim dhe shndritje. Ajo tregon se mes saj dhe lepuroshes është krijuar një afërsi aq e madhe saqë përkujdesja e saj për Pinkin është shumë precize dhe e detajuar. Interesante është që Pinki nuk pi ujë, por vetëm lëngje frutash. Ky raport ndermjet tyre çdo ditë e më shumë po bëhet më i ngushtë, dhe secila prej tyre duken të lumtura me njëra-tjetren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here