Leon Duhanaj:Grupi i të pakënaqurve të Vetëvendosjes do të dal me grupim të ri (video)

0

Leon Duhanaj, i dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se në fillim në këtë subjekt ishte një atmosferë e mirë pune, porse jo se pastaj ndodhi një barrikadim.

Në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’, me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum, ai tha se rezultatet e fundit e kanë zgjedhë barrikadimin dhe se shumë idealistë që japin gjithçka nga vetja po manipulohen për politika minore.

Duhanaj ka theksuar se shumica e kryesisë se Vetëvendosjes nuk kanë agjendë dhe se shumë njerëz e kanë lënë një pozitë të mirë për me u bë pjesë e saj, porse në fund janë zhgënjyer.

Ai ka thënë se Vetëvendosje është kthyer në stadin e vitit 2009 dhe se nëse shkon sot në zgjedhje as nuk do të hyjnë në Parlament.

Duhanaj shprehet se shpesh ideologët e ndryshëm bien ndesh me manifestin e tyre politik, duke shtuar se vizioni i kësaj lëvizjeje mbetet i paqartë. Ai ka marrë shembull Elvis Hoxhën i cili flet për një manifest politik që assesi nuk mund të praktikohet në Kosovë.

Sipas Duhanajt, Vetëvendosje me Elvis Hoxhën ka pas vizion me e krijua një mbinjeri nga Albin Kurti, me u sakrifikua, mos me pyet shumë, mos me fol shumë të tjerët po të tentojnë ta ruajnë kultin e individit të Albin Kurtit.

Ai ka theksuar se brenda 24 orëve nga dorëheqja ka marrë qindra mesazhe pro dhe kundër, porse këtë e bërë meqë ishte kundër përjashtimit të Ajnishahe Halimit dhe Arben Gecajt.

Duhanaj ka treguar se e ka mbyllur përfundimisht aktivitetin me Vetëvendosjen, duke shtuar se shumë shpejtë do të dalin me grupin e të pakënaqurve si një grupim i ri politik i do të ketë kauzë të qartë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here