Lenjani stërvitet me maskë

0

Ermir Lenjani pasi pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të Kupës së Francës kundër Blanc Mensil, është paraqitur me maskë në stërvitje.

Ai në këtë ndeshje luajti 90 minuta, kurse Lorik Cana nuk luajti fare.

Dy futbollistët shqiptarë, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani janë rikthyer në stërvitje me skuadrën e Nantes për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme ndaj Saint Ettiene.

Nantes renditet në vendin e 13-të me 24 pikë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here