Lenjani: Shqiptarë, ju pres në Francë vitin tjetër

0

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani ka bërë një urim mjaft interesant për tri pikët që fitoj Shqipëria për ndeshjen kundër Serbisë.

Ai ka thënë se Shqipëria i tregoj botës se si mbrohet flamuri dhe si luhet futboll.

“Ne shkuam të luanim futboll por ata zgjodhën tjetër rrugë. Ne i treguam gjithë botës se kush jemi, luajtëm futboll, mbrojtëm flamurin tonë dhe në fund drejtësia na dha të drejtë. Tri pikë të mëdha. Shqiptarë ju pres në Francë vitin tjetër. #kuqezi #vazhdojmë #EL3”, shkruan Lenjani në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here