Lekaj- Mustafës: Qeveria juaj do të mbetet si qeveria ma e zezë pas shpalljes së Pavarësisë

0

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj përmes një postimi në Facebook ka rikujtuar premtimet e dhëna nga kryeministri Isa Mustafa, duke theksuar se të gjitha këto premtime kanë mbetur të parealizuara.

“I nderuar Kryeministër Mustafa ti dhe kabineti juaj qeveritar do të mbetni si qeveria ma e zezë pas shpalljes se pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lekaj.

Lexoni postimin e plotë:

Të dashur miq,
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa me rastin e Vitit të Ri 2015 qytetarëve të vendit ju kishte drejtuar më këtë urim:
“Le të shërbejë ky ndërrim i moteve si moment reflektimi, besimi dhe i dashurisë ndaj njëri tjetrit, ta ndërtojmë një jetë më të mirë e më të begatë. Sepse jeta e të gjithë neve është më e mirë në vendin tonë, në Kosovën tonë. Kjo është shtëpia jonë, toka dhe fryma jonë. Ajo meriton më shumë.
Dhe ne të gjithë mund të japim më shumë. Pikërisht, përkushtimi ynë dhe i çdo zyrtari të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vihet në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe me gjithë qenien tonë do të punojmë për ta bërë jetën e qytetarëve më të lehtë”.
Ky urim dhe shumë premtime të tjera të kësaj qeveria kanë mbetur vetëm urim dhe premtime të pa realizuara.
I nderuar Kryeministër Mustafa ti dhe kabineti juaj qeveritar do të mbetni si qeveria ma e zezë pas shpalljes se pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ju, i gjithë kabineti qeveritarë dhe bashkëpunëtoret tuaj keni dështuar në të gjitha segmentet institucionale dhe aq large ka shkuar politike bërja e juaj e keqe se edhe ato institucione të brishta i keni rrënuar dhe keni dështuar në të gjitha porët e shtet bërjes si:
– Ngecje total në zhvillimin ekonomik;
– Mos aplikimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;
– Dështim total në krijimin e fondit për zhvillim ekonomik dhe punësim;
– Dështim në strategjinë për Trepçën;
– Dështim në ngritjen e cilësisë në arsim dhe keni treguar “suksese” në politizimin e tij;
– Dështim në liberalizimin e vizave për vitin 2016;
– Dështim në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO;
– Dështim total të politikes së jashtme për njohje të Kosovës;
– Politizim të gjitha bordeve të Ndërmarrjeve;
– Dështim total në sistemin gjyqësor i cili është politizuar 100%;
– Dështim total në jetësim të programit elektoral ku nuk ka vende të reja punë, nuk ka mirëqeni por ka zhgënjemi të madhe të qytetarëve ngase mbi 150 mije janë larguar nga Kosova për një vit;
– Dhe kulmi i së keqes dhe faqja e zezë e kësaj qeveria është nënshkrimi i dy Marrëveshjeve si Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacioni.
Në këtë fund vit cili do të jete mesazhi i kësaj qeveria për qytetarët e Republikës së Kosovës apo prap do të dëgjojmë mesazhe miradije që do të përcjellën me shprehje plot optimizëm që do ta mshefin jetën e erret që e ka kapluar këtë vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here