Lejla Krasniqi: “Modelimi më bën të ndihem ndryshe”

0

Modelja e re nga Prishtina, Lejla Krasniqi, synon që të bëhet e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.

Në një intervistë ajo tregon se moda është një fushë në të cilën ajo ndihet mirë. Krasniqi thotë se do ta japë maksimumin që të ketë sukses në këtë profesion. Drejtimi që po planifikon ta studiojë është Psikologjia. Asaj i pëlqen rinia në Kosovë, por do të dontë që të kishte më shumë mbështetje institucionale.

 

Kush është Lejla jashtë fushës së modës?

Lejla jashtë fushës së modës është një vajzë e zakonshme dhe e thjeshtë.

Pse merrni me modelim?

Më pëlqen të jem modele edhe të merem me modë, sepse më bën të ndihem ndryshe, njëkohësisht është pasioni im i vetëm.

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet?

Synoj të arrijë në vende të ndryshme të botes, jo vetëm në Kosovë dhe të kem një karrierë të suksesshme.

Cili është drejtimi që mendoni ta studioni?

Drejtimi i cili menoj ta studio në të ardhmen e afërt është Psikologjia.

A i kushtoni kohë leximit?

Po i kushtoj kohë e edhe rëndësi leximit.

Keni ndonjë idol që iu pëlqen dhe iu frymëzon?

Po idoli që më frymëzon ose më inspiron është Angela Martini.

Cili është mashkulli ideal për juve?

Mashkulli ideal për mua është ai që nuk gënjen, nuk tradhëton dhe i kushton kohën partnerit dhe e bënë të lumtur.

Për çfarë ju pëlqen Kosova dhe për çfarë jo?

Kosova më pëlqen sepse kaë rini të bukur, ka gjëra interesante e nuk më pëlqen për arsye se ne të rinjtë nuk përkrahemi nga disa institucione për ide ose për mendimet tona.

A ndiheni mirë në Prishtinë dhe a do ta ndërronit me një qytet tjetër?

Po ndihem mirë në vendlindjen time, por ndoshta do e ndërroja me ndonjë qytet tjetër.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë që të japë maksimumin në fushën e modës për atë që kam filluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here